Klikovac:30% e pensionistëve në Ulqin jetojnë në kufi të ekzistencës

Prej tvteuta15:33, 13 Qershor 2018

Kryetari i Shoqatës së pensionistëve në Ulqin, Millan Klikovac, për Televizionin Teuta foli për gjendjen e pensionistëve në Ulqin, të cilat sipas të dhënave të fundit zyrtare janë 2888. “Numri i pensionistëve në Ulqin deri më 31 maj është 2888, prej të cilëve të gjinisë mashkullore janë 1580, ndërsa asaj femrore 1308.

Pensioni më i ulët në Ulcinjë është 122 euro, ndërsa më e larti 680 euro”. tha Klikovac. Në fakt, gjendja e pensionistëve në Ulqin është mjaft e keqe, kurse rritja e çmimeve të karburantëve ka ndikuar edhe në përkeqësim të mëtejshëm.

  • 1

    Radio