KKSH uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit
Prej tvteuta15:31, 21 Gusht 2018
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, ka dërguar mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Të nderuar besimtarë myslimanë,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju uroj festën e Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me mirësi, besim e dashuri dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të dashur! Përveç ofrimit të ndihmës njëri tjetrit, Kurban Bajrami është festa që bashkon besimtarët në vendin e shenjtë të Mekës, ndaj Zoti i pranoftë sakrificat dhe lutjet e të gjithë atyre që këtë vit përzgjohën t’i përkushtohen Zotit., thuhet në urimin e z. Nika.