Kulturë Më shumë

KKSH : SHënimi i 7 Marsit në Plavë e Guci

Prej tvteuta18:47, 6 Mars 2018

Tradicionalisht Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi e shënon ditën e mësuesit ,  7 Marsin. Këtë vit KKSH ka planifikuar që shënimin e kësaj dite ta kremtoj në Plavë e Guci , duke vazhduar kështu një traditë që është filluar që viteve të kaluar duke kremtuar këtë festë në të gjitha trevat  shqiptare në Mal të Zi, shprehet për Televizionin Teuta sekretari i KKSH Faik Nika.

Në kuadër të këtij aktiviteti KKSH ka paraparë edhe disa donacione për shkollën fillore të Gucisë, ku këtë vit do të dhurojnë disa portrete të shkrimtarëve shqiptarë me qellim që këto portrete të vendosen në klasët ku mbahet mësimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe me qellim që nxënësit të njihen me shkrimtrët edhe përmes portretëve. Portrete të tilla do të dhurohen edhe në shkollat e tjera shqipe, shtoj sekretari Nika.

  • 1

    Radio