Kisha Ortodokse Serbe organizon program fetar në Shas

Prej tvteuta09:48, 6 Korrik 2018

Kisha Ortodokse Serbe, me rastin e Ivanjdanit, ditëlindjes së Gjon Pagëzorit, do të organizojë një program fetar dhe kulturor në qytetin e vjetër të Shasit. Liturgjia do të shërbehet nga vetë kryepeshkopi Amfilohije me priftërinë, ku pas ritualit do të ketë edhe një tubim të organizuar për besimtarët për të cilët Komuniteti i Kishës ortodokse të Ulqinit organizon transport falas . Pas Shasit, Amfilohije do të vizitojë punimet në Shtëpinë e Shën Savës pranë kishës së Shën Nikollës në Meteriz dhe të japë bekimin për hapjen e ndezëses së re të qirinjve. Liturgjia solemne në Shas është planifikuar për orën 09.00.

  • 1

    Radio