Këshilli për bashkëpunim
Prej tvteuta11:00, 31 Mars 2015
Këshilli për bashkëpunim me mërgimtarët do të formohet si trup këshillëdhënës i Malit të Zi i cili do të ndihmojë në hartimin dhe realizimin e strategjisë si dhe i aktiviteteve të përgjithshme në bashkëpunimin me mërgimtarët. Themelimi i Këshillit është paraparë me propozim ligjin për bashkëpunimin e Malit të Zi me mërgimtarët të cilin sot do ta shqyrtojnë anëtarët e këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët.