Këshilli mediatik për vetërregullim dënon dhunën verbale ndaj gazetarit Radonçiq

Prej tvteuta17:36, 16 Nëntor 2018

Këshilli mediatik për vetërregullim  i Malit të Zi ka lëshuar një kumtesë për media në të cilën dënon dhunën verbale ndaj gazetarit Sheki Radonçiq, të ndodhur ditën e djeshme në Podgoricë. Nga ky këshill thuhet se ky përbën vetëm një nga sulmet e shumta ndaj gazetarëve kohët e fundit, çka tregon se shoqëria jonë po bëhet gjithnjë e më pak tolerante ndaj lirisë së fjalës. Këshilli apelon tek organet kompetente që sa më shpejt të zbardhin ngjarjen në fjalë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për parandalimin e sulmeve të tilla në të ardhmen.

  • 1

    Radio