Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve uron festën e Bajramit

Prej tvteuta09:26, 15 Qershor 2018

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ka dërguar mesazh urimi me rastin e festës së Bajramit. „Të nderuar besimtarë myslimanë, Ju që me vullnet dhe bindje të thellë gjatë muajti të Ramazanit e privuat veten nga ushqimi, pija dhe jo vetëm, pa dyshim që festa e Bajramit vjen si dhuratë nga zoti për Ju. Zoti e pranoftë çdo sakrificë dhe lutje tuajën.

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju uroj   festën e Bajramit të Madh. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me mirësi, besim, dashuri e tolerancë dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të dashur.“, thhet në urimin e kryetarit Faik Nika.

  • 1

    Radio