Kërkohet ndihmë për shërimin e djaloshit Emro Abazoviq

Prej tvteuta15:07, 17 Korrik 2019

Djaloshi 20 vjeçar nga Ulqini Emro Abazović, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë që mjekimin ta kërkojë në një spital të specializuar në Gjermani. Mjetet e nevojshme për vazhdimin e mjekimit janë të papërballueshme për familjen, prandaj për këtë nevojitet ndihma e gjithë njerëzve të mirë. Ata që kanë mundësi të ndihmojnë këtë mund ta bëjnë nëpërmjet xhiro llogarisë 530-0200100089563-32 në Bankën NLB në emër të Noemi Abazović.

  • 1

    Radio