Sociale Më shumë

Kabil Jakupi-Fazaneria në përparim të dukshëm,mungojnë donacione

Prej tvteuta09:14, 28 Maj 2018

Organizata Joqeveritare” Shepka “ tashmë ka zgjëruar veprimtarinë e vet  duke rritur numrin e fazaneve por edhe duke siguruar inkubatorin për çeljen e fazanave.

Nënkryetari i shoqatës në fjalë Kabil Jakupi , shprehet tejet  kënaqur me arritjet,por ai apelon tek ata që kanë pasion gjahun të kontribojnë në rritjen e numrit të fazaneve dhe pasurimin e fushave për gjah.Kohë më parë ata në natyrë kanë lëshuar mbi 200 fazanë por edhe pse është apeluar tek gjuetarët që mos të preken ,ka raste ku  shkelen këto principe.

“Ndërmarrja Publike për Ruajtje dhe Kultivimin e Egërsirave “ na ka përkrahur gjithmonë dhe duke u falënderuar rojtarëve të tyre kemi një numër të konsiderueshëm të fazaneve në natyrë.Tash është edhe periudha e shumëzimit,andaj presim edhe rritjen e numrit të fazaneve”, tha për televizionin teuta Kabil Jakupi,nënkryetari i shoqatës “Shepka”

Fazaneria gjendet në Shtoj dhe tashmë ka fituar një pamje tjetër.

Çelja e fazanave në inkubator është treguar e sukseshme,por akoma është në fazën eksperimentale .Fillimisht anëtarët e shoqatës janë të kënaqur dhe përkujdesen në maksimum që ky projekt të zgjërohet .

  • 1

    Radio