Sociale Më shumë

Ka të interesuar për regjistrimin e fillestarëve në shkollën fillore “Marko Nuculloviq”

Prej tvteuta12:16, 5 Prill 2018

Në të gjitha shkollat fillore në Mal të Zi, nga data 2 prill kanë filluar regjistrimet për nxënësit në klasë të parë. Në shkollën fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj momentalisht ka të interesuar dhe çdo gjë shkon sipas planit.

Nxënësit të cilët regjistrohen në vitin shkollor 2018/2019 janë të datëlindjes 2012. Prindërit mund të paraqitën pranë shkollës me fëmijët e tyre dhe dokumentacionin e duhur. Kushtet që duhet të plotësohen për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë janë: Fëmija duhet ti mbush 6 vjet në vitin kalendarik në të cilin i fillon shkollimi, çertifikata e lindjes, vërtetimi i mjekut të zgjedhur dhe psikologut, kurse për fëmijët që nuk janë të lindur në Mal të Zi duhet edhe vërtetimi i nënshtetësisë.

Ato do ti nënshtrohen një testi në shkollën ku regjistrohen, kështu për televizionin Teuta shprehet drejtori i shkollës “Marko Nuculloviq”, Dul Asllani. Rregull strikt këtë vit është që nxënësit duhen të regjistrohen në shkollat e zonave ku jetojnë.

  • 1

    Radio