Sociale Më shumë

Jashtë zyrës dhe midis shumë të qeshurave, njohëm më mirë drejtoreshën e TV Teuta në   “Summer Vibes “

Prej tvteuta12:49, 8 Gusht 2018

Drejtoresha e Televizionit Teuta Ilmira Lika ishte e ftuar në emisionin “Summer Vibes”. Kësaj rradhe si mysafire jashtë takimeve në zyrë për kordinim dhe udhëzim të emisionit në fjalë, Ilmira Lika foli për pasionin e profesionit të sajë , rrugëtimin me gazetarinë e gjithashtu edhe për anën e sajë përsonale siç është familja, ku siç edhe ajo u shpreh është arritja dhe gjëja më e çmuar për të.

Të jeshë fytyrë publike shpesh herë të detyron të jeshë shumë e kujdesshme dhe shumë serioze, por ndryshe kësaj rradhe njohëm një Ilmirë e cila në fëmirinë e sajë ka luajtur edhe futboll, dëshirën për ekranin e ka sfiduar edhe me mentalitetin e kohës, e dhënë pas çështjeve kombëtare e mbi të gjitha një nënë e cila nuk u thot jo fëmijëve pasi që siç tha edhe ajo vet në fund të intervistës ligjin në shtëpi e bënë vajza e vogël. Me buzëqeshje dhe e hapur për bashkëpunim loja me kufje ishte një tjeter çiltërsi e saja. Për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që e duan profesionin e gazetarisë Ilmira ka një mesazh, mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe punoni shumë për to.

  • 1

    Radio