Aktuale Më shumë

ISHP ngre alarmin: Vaksinimi me MMR në Mal të Zi më i ulët se në vendet afrikane

Prej tvteuta18:32, 19 Prill 2022

Mali i Zi është në pozitën më të keqe në botë kur bëhet fjalë për vaksinimin me vaksinën MMR, tha epidemiologia në Institutin e Shëndetit Publik Milena Popoviq Samarxhiq. Ajo në emisionin Link të Radios së Malit të Zi tha se në vendin tonë  25 mijë fëmijë nën moshën 18 vjeç nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës MMR.

Ajo paralajmëroi se nëse do të kishte epidemi të fruthit, do të rrezikohej edhe popullata e moshuar, e cila nuk është vaksinuar kurrë. “Kur bëhet fjalë për fëmijët deri në 15 muaj, kemi vaksinuar vetëm 24 për qind të popullsisë, e ndjekur nga Afrika Qendrore me 41 për qind e më gjerë. Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe kritike”, tha Popoviq Samarxhiq.

  • 1

    Radio