Kulturë Më shumë

Inva Mula dhe Genc Tukiçi sjellen magjine e kenges ne Kalane e Ulqinit

Prej tvteuta17:28, 10 Shtator 2018

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Muli nën shoqërimin e pianistit Genc Tukiçi mbyllen festivalin  ndërkombëtar të muzikës klasike “Belcanto Dolcinio” i cili u mbajt në Kalanë e Ulqinit. Inva Mula i fali emocione të mëdha publikut por emocionet më të mëdha ajo tha se i përjetoj vetë.  Ambienti i muzeut të kalasë ishte i mbushur perplotë dhe çdo interpretim i Inva Mulës dhe Genc Tukiçit u përcoll me duartrokitje te forta. Ajo solli magjine e këngëve me te njohura boterore,  për të vazhduar me jare shkodrane, e për të mos lënë pas edhe këngën Ulqinake të cilën e përformoi së bashku me sopranen ulqinake Gjylie Pelingu. Inva Mula për Televizionin Teuta tha se ngrohtësia dhe mikpritja e Ulqinit e bëri atë që të ndihet shumë mirë dhe mos ta ndjejë se u ngjit për herë të parë në këtë skenë.

  • 1

    Radio