Aktuale Më shumë

Instituti Sizmologjik në Mali të Zi: Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë, u pasua me 30 të tjerë

Prej tvteuta10:09, 14 Mars 2024

Në orët e para të mëngjesit një tërmet i fuqishëm ka goditur  Malin e Zi, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët.

Tërmeti me mangnitudë 5.4 ndodhi në orën 4:06 minuta dhe u pasua nga 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.1.5 ballë. Lëkundjet u ndjenë dhe në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës. Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, përmes një konference për mediat në orën 08:30 ka bërë të ditur detaje nga lëkundjet e tërmetit.

Shefja e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të Dhënave Sizmologjike, Millena Tomanoviq, tha se tërmeti me magnitudë 5.4 ballë u pasua me 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.5 ballë. Tomnanoviq tha se nuk ka raportime nga terreni nëse ka pasur dëme të mëdha materiale.

Epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash. Instituti bën me dije se tërmeti mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore. Tomanoviq tha se tërmeti ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

 

  • 1

    Radio