Iniciativë e Demokratëve: Banorët e Krajës të kalojnë falas nëpër tunelin Sozina

Prej tvteuta18:36, 23 Shtator 2021

Demokratët e Malit të Zi do të kërkojnë përsëri uljen e tarifës për kalimin e tunelit Sozina, ndërsa për banorët e zonave të caktuara kalimi të jetë falas.

Ata kujtojnë se në maj të vitit të kaluar paraqitën një peticion në ministrinë e atëhershme duke kërkuar që vendimi për tarifat e kalimit të tunelit “Sozina” dhe rrugët hyrëse të ndryshohen në mënyrë që çmimet aktuale të ulen me 50% për periudhën nga shtatori në maj, si dhe sigurimin e biletave të kalimit falas për banorët e Crmnicës dhe Virpazarit gjatë të gjithë 12 muajve, si dhe zbritje të paktën 50% për qytetarët që punojnë në Tivar ose Podgoricë.

Ata theksojnë se arsyet për uljen e çmimit të tarifave janë të shumta dhe janë cekur në detaje në iniciativën e tyre. Prej kur Tuneli Sozina u vu në funksionim, çmimi i tarifës nuk ka ndryshuar, pavarësisht premtimeve të atëhershme se pas shlyerjes së tij  kalimi do të bëhet “falas” për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

Nga kjo parti thonë se  do të propozojnë që bileta vjetore  falas për kalimin e tunelit të sigurohen edhe për banorët e Krajës.

  • 1

    Radio