Kulturë Më shumë

Ibrahim Berjashi – 50 vite karrierë në gazetari dhe letërsi

Prej tvteuta15:29, 20 Qershor 2018

Në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë u mbajt veprimtaria kulturore “Ibrahim Berjashi-50 vjet me gazetarinë dhe letërsinë”, organizuar nga shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art Club” dhe TV Teuta, kushtuar veprimtarisë gjysëm shekullore të Berjashit.

Në mbrëmje ishin prezent familjarë , miq dhe kolegë , të cilët folën për punën edhe aktivitetin e Ibrahim Berjashit, që nga fillimet e deri në ditët e sotme, si në gazetari ashtu edhe në fushën e letërsisë. Ato sidomos vlerësuan lartë energjinë edhe ndikimin e tij në kulturën edhe artin ndër shqiptarët në Mal të Zi, ku veprat e Berjashit kanë lënë një gjurmë të pakontestueshme. Në fund të mbrëmjes për të pranishmit  shtrua edhe në koktej i rastit.

  • 1

    Radio