Hysaj shqiptari që premton

Prej tvteuta16:03, 7 Qershor 2016

Europiani i Francës është një ngjarje që motivon më shumë talentet e reja të përfaqësueseve pjesëmarrëse. Janë të shumtë ata talente që marrin pjesë për herë të parë në Euro 2016, të cilin e shohin atë si skenën më të mirë për të shpalosur vlerat e tyre.

Elseid Hysaj është një prej atyre futbollistëve që do të kërkojë që të shfrytëzojë në maksimum këtë kampionat. I lindur në shkurt të vitit 1994, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare konsiderohet si një prej kandidatëve për të fituar trofeun e Lojtarit te Ri më te Mire të Turneut që do të jepet nga UEFA.Qeveria e Futbollit evropian ka ngritur një komision të veçantë për këtë çmim ku në garë janë ata lojtarë që kanë lindur në 1994 e më pas.

Në këtë komision janë përfshirë Sir Alex Ferguson, Alen Zhires dhe Joan Lupescu. Elseid Hysaj tashmë e ka krijuar vendin e tij në futbollin europian, por edhe në këtë garë të veçantë.

  • 1

    Radio