Hulumtimi i Ipsos për vaksinimin. Bie numri i qytetarëve që refuzojnë të vaksinohen

Prej tvteuta17:06, 8 Shtator 2021

Pothuajse tre të katërtat e qytetarëve të Malit të Zi besojnë se vaksinimi kundër koronavirusit duhet të jetë prioritet për Qeverinë, si dhe për të gjithë qytetarët. Këto janë rezultatet e hulumtimit të fundit të kryer nga Ipsos në fund të korrikut, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe UNICEF. Gjithashtu, hulumtimi i Ipsos mbi këtë temë tregon se numri i qytetarëve që nuk do të vaksinohen nga janari deri në korrik të këtij viti ka rënë nga 44 në 35 për qind.

“Pandemia e koronavirusit është ende një kërcënim global dhe lokal. Shumica e qytetarëve e njohin rëndësinë e vaksinimit si një mundësi për të mbrojtur veten nga komplikimet e mundshme të kësaj sëmundjeje, “shpjegon drejtori i agjencisë Ipsos në Mal të Zi, Vladimir Raiçeviq.

Sipas këtij sondazhi, gjysma e qytetarëve malazezë që ende nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit planifikojnë ta bëjnë këtë, ndërsa një e treta thonë se nuk do të vaksinohen. Në mesin e atyre që janë të pavendosur,  ka më shumë që thonë se nuk janë të informuar sa duhet për këtë temë, ndërsa në mesin e atyre që nuk duan të vaksinohen  më shumë ka njerëz që nuk u besojnë institucioneve shëndetësore dhe që nuk shqetësohen se do të infektohen, kanë dyshime për të gjitha vaksinat dhe besojnë se duhet tu shmangen në përgjithësi. Shqetësimet se vaksina kundër COVID-19 i kaloi provat klinike shumë shpejt dhe frika nga efektet anësore të mundshme janë dy arsyet kryesore që qytetarët deklarojnë për të sqaruar pse nuk duan të vaksinohen. Hulmtitmi tregon se çdo i dyti qytetar i Malit të Zi informohet për vaksinat përmes televizorit, çdo i treti përmes bisedave me mjekë, çdo i katërti përmes bisedave me miqtë dhe të njohurit dhe çdo i pesti përmes internetit. Këto të dhëna tregojnë përgjegjësinë e rëndësishme shoqërore të televizionit dhe potencialin e tyre të madh për të kontribuar në informacionin e duhur të qytetarëve për koronavirusin dhe vaksinat.

  • 1

    Radio