Aktuale Më shumë

“Horizonti i ri” me planin për punësueshmërinë e të rinjve

Prej tvteuta14:05, 2 Korrik 2022

“Horizonti i ri” prezantoj një prej programeve dhe nje prej pjesëve më finale të projktit të tyre që kanë rreth 20 muaj që po e përpilojnë. Ky plan u shfletos në njërën nga sallat e Komunës së Ulqinit përpara nënkryetarit të ri të komunës dhe kryetarit të kuvendit.
Në këtë projekt përfshihet plani lokal për punësueshmërinë e të rinjve të Komunës së Ulqinit, ku siç tha edhe Kryetari i kësaj organizate Nazif Veliq, bëhet fjalë për një koncept të ri, që ka të bëjë me rritjen e nivelit shkallës së gadishmërisë  së të rinjve për tu futur në tregun e punës.
Në këtë pjesë finale dhe në këtë tryezë morrën pjesë edhe vetë të rinjtë ku shpalosën idetë për hapin që duhet bërë, nga moren edhe përkrahje.
Nxënësit vunë në dukje faktin që në Ulqin mungojnë drejtimet universitare, nga ku rezulton edhe ikja e te rinjve nga vendi.
Ato u përpoqen të tregojnë se sa më shumë të rinjve të ju jepet përparësi dhe vende pune, aq më shumë do ulet edhe papunësia

Një ndër bashkpunëtorët e këtij projekti ishte edhe Gjimnazi Publik “Vllazërim Bashkim”, ku drejtoresha Ardita Kovaçi u shpreh e kënaqur me vijimin dhe realizimin e punës me të rinjtë e gjimnazit që morrën pjesë.

Në fund të paraqitjes së këtij plani fjalën e moren edhe nenkryetari i komunës Beqir Sellaj dhe kryetari kuvendit Ardijan Mavriq, ku u shprehen optimist mbi hapat që do të merren e një ndër to ishte edhe zgjerimi i buxhetit dhe hapja e fondit për të rinj.

  • 1

    Radio