Sociale Më shumë

Horizont i Ri: Shënimi i Ditës ndërkombëtare të rinisë

Prej tvteuta17:33, 31 Korrik 2018

Edhe këtë vit OJQ „Horizonti i Ri“ organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në Ulqin. Aktiviteti do të zhvillohet në Këndin e të Rinjve, në Bibliotekën e Qytetit.

 

Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, në bazë të një rezolute të posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me të vetmin qëllim që të pranojë dhe të njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. Tema e propozuar nga OKB-ja për këtë vit është: Hapësira të sigurta për të rinj – Safe Spaces for Youth!

 

Të rinjtë kanë nevojë për hapësira të sigurta ku mund të mblidhen, të realizojnë aktivitete që lidhen me nevojat dhe interesat e tyre të ndryshme, të mësojnë se si të ndërmarrin iniciativa dhe të zgjerojnë rrjetin për të inkurajuar pjesëmarrjen. Aktualisht, këtë funksion në Ulqin, në një nivel shumë të lakmueshëm, po e kryen nga Këndi i të Rinjve në Bibliotekën e Qytetit, i krijuar si rezultat i një partneriteti shumëvjeçar të këtij institucioni me organizatën e shoqërisë civile Horizonti i Ri.

 

Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe tërheqjen e vëmendjes së publikut dhe politikbërësve lokal, për problemet e të rinjve – nxënësve dhe studentëve; për promovimin aktivizmit rinor nëpërmjet të cilit rinia do të angazhohej në dhënien e kontributit të vet për zhvillimin e komunitetit lokal.

Në këtë aspekt është konceptuar edhe aktiviteti i paralajmëruar për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë –  që përfaqësuesit e Pushtetit Vendor të dëgjojnë mendimet e të rinjve, të marrin në shqyrtim qëndrimet dhe propozimet e tyre se si mund të përmirësohet pozita e të rinjve në Ulqin. Enkas për këtë rast është ftuar të marrë pjesë Kryetari i Komunës z. Loro Nrekiqi me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, që në formën e një takimi miqësor të bashkëbisedojë me aktivistët rinorë për çështjet që i preokupojnë të rinjtë në Ulqin.

 

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Të rinjtë marrin pjese, të rinjtë marrin vendime!”, të cilin e mbështetë Ministria e Sportit e Malit të Zi.

 

  • 1

    Radio