Aktuale Më shumë

Haxhinjtë mberrisin në Mina. Nesër Dita e Arafatit-rekomandohet agjërimi

Prej tvteuta18:19, 7 Korrik 2022

Sot haxhinjtë mberriten ne vendin e quajtur Mina, per te kryer ritualet e radhes. Neser me 8 korrik, eshte Dita e Arafatit dhe dite te cilen rekomandohet te agjerohet. Ne komunikim me imamin Mirsad Mucaj, jemi njoftuar se te gjithe haxhinjtë nga Mali i Zi jane shendosh dhe mire dhe cdo gje po shkon sipas planifikimit.

Ne kete udhetim te shenjte, sivjet kane shkuar nje numer i madh i prijesve fetar-imameve, si dhe besimtareve nga institucionet fetare dhe shkollore.

Imami Xhevahir Arifaj, poashtu njoftoi xhematin dhe familjaret e haxhinjëve se ata tashme gjenden ne Mina, vendin ku Ibrahimi a.s. deshti ta flijonte birin e vet Ismailin, dhe sot asht vendi ku kurbanat e haxhit therren-pritën. “Allahu e pranoftë haxhin, lehtësoft dhe i ruajt haxhilerët”, theksoi Arifaj.

  • 1

    Radio