Kulturë Më shumë

Haxhi Zeneli vjen “Me këngë nga vendlindja në Amerikë”

Prej tvteuta09:40, 11 Janar 2018

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar këto ditë librin “Me këngë nga vendlindja në Amerikë” të autorit Haxhi Zeneli.  Në libër autori, i cili vetë është këngëtar popullor, trajton rëndësinë e artit dhe muzikës në ruajtjen e ekzistencës së popullit shqiptar në Anën e Malit, Ulqin dhe në trevat tjera shqiptare në Mal të Zi, në një kohë kur çdo gjë në gjuhën shqipe i pengonte pushtetit dhe armiqve të shqiptarëve.

Ai flet për kontributin e posaçëm të disa këngëtarëve dhe shoqërive kulturore artistike, në vendlindje e më pas në diasporën shqiptare në SHBA, për ruajtjen e folklorit burimor dhe traditave kulturore kombëtare. Në vitin 1985 emigroi në Nju-Jork të SHBA-së, ku jeton dhe punon. Është pjesëmarrës në shumë koncerte, festivale mbarëkombëtare dhe veprimtari të tjera muzikore në vendlindje dhe diasporë. Deri më tani ka inçizuar katër albume me këngë popullore. Ky është libri i tij i parë.

  • 1

    Radio