Haxhi Shabani do të sjellë filmin dokumentar “Ana e Malit shtëpia jonë e përbashkët”
Prej tvteuta17:37, 9 Tetor 2018
“Ana e Malit shtëpia jonë e përbashkët” mbanë titullin filmi dokumentar me elemente artistike të cilin është duke e realizuar gazetari dhe publicisti Haxhi Shabani. Xhirimet kanë filluar tashmë dhe e gjithë ngjarja po zhvillohet pikërisht në pikat më kyçe të Anës së Malit ku theks të veçantë ka qyteti i vjetër i Shasit. Ky film dokumentar do të vijë si një rrugëtim ku do të rrëfehen ngjarjet e së shkuares me të vërteta dhe mite të cilat kanë lënë gjurmë të përhershme në histori. Autori i filmit i cili është vetë skenarist dhe producent Haxhi Shabani për Televizionin Teuta flet më shumë mbi idenë dhe realizimin e këtij filmi dokumentar. Regjisor i filmit është Arbër Gjoni, i cili thotë se këtë ftesë për të qënë pjesë e ekipit punues e pranoj me shumë kënaqësi nga vet fakti se bëhet fjalë për Anën e Malit. Aktorët që marrin pjesë janë : Simon Shkreli, Edina Mustafiq dhe Bashkim Alaj. Filmi dokumentar “Ana e Malit shtëpia jonë e përbashkët” pritet që të jetë gati për publikun e gjërë gjatë muajit nëntor. Realizimi i filmit në fjalë ka gjetur përkrahjen dhe mbështetjen financiare të bashkëvendasve , ku siç duket është pritur mirë dhe me kureshtje për të parë produktin final.