Aktuale Më shumë

Harasani paralajmëron punëdhënësit: Gjobat për shkelje janë 5000 euro

Prej tvteuta18:34, 23 Nëntor 2021

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksioneve, Ilir Harasani, në një intervistë për RTMZ tha se kanë informacione se shumë punëdhënës po zvogëlojnë orët e punës së të punësuarve  nga tetë në katër orë, për të shmangur rritjen e mundshme të pagave, siç parashihet me planin Evropa Tani. Megjithatë, shtoi ai, shërbimet inspektuese nuk kanë regjistruar raste të tilla.

“Nëse të punësuarit hasin në këto raste duhet menjëherë ti paraqesin , sepse pa raport nuk mund të bëjmë kontroll. Skemi mundësi të jemi në çdo objekt, por punojmë sipas raportve”, tha Harasani.

Ai paralajmëroi punëdhënësit se për këtë praktikë do të ndëshkohen. “Gjobat janë deri në pesë mijë euro. Punëdhënësve nuk u konvenon të bëjnë shkelje të tilla.”, tha ai. Harasani po ashtu u bëri thirrje të punësuarve që të mos pajtohen me nënshkrimin e aneksit të kontratës që parasheh reduktimin e orarit të punës nga tetë në katër orë.

  • 1

    Radio