Sociale Më shumë

Hapja e shkollës në Sukubinë paralajmërohet për dy muaj

Prej tvteuta15:58, 31 Gusht 2019

Nxënësit e shkollës fillore të nivelit të ulët nga Sukubina, Lisën Bore, Dragina, Gjonzaj, Çapraj dhe Lamijtë, edhe këtë vit shkollor nuk do ta në bankat e shkollës në Sukubinë. Drejtori i shkollës fillore “Bedri Elezaga” Arsim Cuca tha për televizionin Teuta se akoma nuk janë përfunduar punimet në oborrin e shkollës, dhe se ka akoma punë në rregullimin e infrastrukturës dhe pajisjen me orenditë e nevojshme.Ai është i mendimit se shkolla do të filloi nga puna edhe dy muaj kur të përfundojnë të gjitha punimet e planifikuara me projekt. Ky është një projekt trilateral që realizohet nga Ministria e arsimit, Komuna e Ulqnit dhe diaspora  me vlerë rreth 300 mijë euro .Ndërtimi i shkollës filloi në nëntor të vitit 2015 ,ndërsa  afati i paraparë për përfundimin e këtij projekti ishte 12 muaj ,por që tash më janë bërë 4  vite dhe projekti  akoma nuk ka përfunduar.

  • 1

    Radio