Kulturë Më shumë

Hapja e librarisë në Ulqin: Lokacioni është zgjedhur, po punohet për siguirmin e literaturës

Prej tvteuta14:31, 6 Shkurt 2021

Njoftimi hapjes së një librarie në Ulqin, me literaturë në gjuhën shqipe, e cila do të financohet nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka ngjallur reagime pozitive në opinionin publik, pasi të apasionuarit pas leximit më në fund do të kenë mundësi të sigurojnë librat që u duhen pa pasur nevojë të shkojnë në Shqipëri apo Kosovë. Ky është lajm i mirë veçanërisht për studentët, të cilët më së shumti kanë  nevojë për literaturë.

Barbana Kurti dhe Leudrita Mustafa, dy studente të apasionuara pas librave, thonë për TV Teuta se presin që hapja e librarisë të sjellë lehtësim në sigurimin e literaturës për ta, duke përfshirë edhe atë profesionale.

Interesimi për librin nuk është më në nivelin e dikurshëm , dhe arsye për këtë janë të shumta. Edhe vetë studentët për nevojat e tyre tani në masë të madhe i drejtohen internetit.

Sa i përket literaturës përbërëse, ajo duhet të jetë e llojllojshme, por për studentët problem paraqesin edhe çmimet, të cilët sidomos për literaturën profesionale janë shumë të larta.

Edhe lokacioni i zgjedhur thonë studentët është i përshtatshëm, pasi qendra e qytetit është më e frekuentuar, kurse lehtësim do të jetë edhe për vizitorët. Për momentin nuk ka një datë të caktuar për hapjen e librarisë, por nga KKSH, thonë se janë duke punuar që kjo të realizohet sa më shpejt.

 

  • 1

    Radio