Sociale Më shumë

Hapet sezoni i gjuetisë. Masa rigoroze për gjuetarët  pa leje

Prej tvteuta15:21, 17 Shtator 2018

Në tërë hapësirën e terrenit të gjuetisë në Ulqin që e menaxhon Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Kultivimin e Egërsirave, është hapur sezoni i gjuetisë 2018-2019. Drejtori i ndërmarrjes në fjalë, Ajet Zaga, u shpreh për Televizionin Teuta se sezoni i gjuetisë në Mal të Zi ka filluar nga 2 gushti, por me marrëveshje me Komunën e Ulqinit dhe Organizatën Turistike është vendosur që sezoni i gjuetisë të hapet me 2 shtator. Anëtarësimi vjetor për gjuetarët vendas për një vit kushton 60 euro,për ato të komunave tjera në Mal të Zi 150,ndërsa për gjuetarët e huaj 100 euro në ditë. Ditë gjoje është dita e diel dhe  nga kjo ndërmarrje kanë apeluar tek të gjithë të cilët dëshirojnë të gjuajnë pa kurrfarë pengesash që të marrin lejet e nevojshme pasi  me asistencë policore do të kryhet kontrolli i dokumenteve të gjuetarëve.

  • 1

    Radio