Kulturë Më shumë

‘Hapësirat Kulturore – Mbi Arkitekturën dhe Identitetin e Ulqinit, Mali i Zi’

Prej tvteuta16:35, 28 Shtator 2018

Te shtunen me fillim ne ora 19 : 00 ne Sallen e Konfernecave ne Pallata Venecia do te zhvillohet perurimi i librit  ‘Hapësirat Kulturore – Mbi Arkitekturën dhe Identitetin e Ulqinit, Mali i Zi’ , të punuar nga Universiteti Teknik i Vjenës / Departamenti i Historisë së Arkitekturës dhe Arkeologjisë së Ndërtimit.  Ky publikim përfshin mendime të profesionistëve dhe përmbledhjen e punimeve të bëra gjatë periudhës mars – shtator 2017, nga studentët e arkitekturës të Universitetit Teknik të Vjenës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës rreth ruajtjes së qëndrueshme të Qytetit të Vjetër të Ulqinit, resp. Kalasë së Ulqinit. Financuar nga Komuna e Ulqinit dhe Muzeu i Ulqinit. Ky organizim feston edhe vitin e pare te European Fortress Day, duke u paraqitur si fortifikata e 70-te ne Evrope qe e feston dhe duke vendosur Malin e Zi si shtetin e 10-te ne Evrope qe shenon kete feste.

  • 1

    Radio