Sociale Më shumë

Halil Kastrati I dorezon celsat e shtepise se re familjes Rexhepi

Prej tvteuta18:13, 27 Maj 2019

Shoqata bamirese  ”Jetimat e Ballkanit” e kryesuar nga humanisti I madh Halil Kastrati, ne prag te Fiter Bajramit gezoi edhe nje familje ne Komunen e Ulqinit.  Behet  fjale per  familjen e shtate  anetareshe  te Nezir Rexhepit me prejardhje nga Kosova dhe bashkeshortes e cila deri ne diten e djeshme jetonte ne kushte tejet  te veshtira ne nje fshat te Katerkolles, ne munges te gjerave elementare per jete.

5  vajzat, bashke me prinderit e tyre,  nuk mendonin se se shpejti do te dalin nga ajo rrenoje,por fale humanitetit  I cili akoma  dominon te populli, ata festen e Fiter Bajramit do ta presin ne shtepi  te re me te gjitha paisjet e nevojshme shtepiake.

Ky realitet u be I mundshem fale iniciatives se shoqates bamirese “Jetimat e Ballkanit” dhe vete udheheqesit te saj Halil Kastratit I cili para disa koheve e vizitoi familjen Rexhepi dhe ju premtoi  ndihmen e tij te parezerve per ndertimin e shtepise se re.

Keshtu edhe ndodhi. Pikerisht  ne prag te bajramit kjo familje I fitoi celesat e shtepise  dhe ne mes te loteve dhe gezimit  te pafund  falenderuan zoteri Kastratin per kete ndihmese te madhe te cilen  e kishin endrruar  gjithmone.

Zoteri Kastrati ju uroi  shtepine e re dhe tha se ndihet shume I emocionuar duke I pare fytyrat e tyre te gezuara, duke theksuar se qellimi I tij eshte cdohere  lumturia e familjeve. Ai  poashtu falenderoi  edhe imamin Astrit Nikaj I cili eshte angazhuar prej momentit te pare e deri me tani per tere aktivitetet qe kane te bejne me kete familje. Imami Nikaj tha se truallin ne te cilin eshte ndertuar shtepia  perfshin mbi  2000 meter katrore dhe eshte blere me angazhimin e Bashkesise islame e cila ka grumbulluar mjetet  nga  Ministria per te drejtat e popujve pakic  dhe  popullata vendase, dhe ne vecanti  falenderoi  edhe imamin Rifat Jusufi per angazhimin tij dhe  ndihmen  ne realizimin e kesaj vepre te madhe humanitare.

Ne kete ceremoni te dorezimit te celesave I pranishem ishte edhe kryetari I Kuvendit te Komunes se Ulqinit Dr Ilir Capuni I cili familjes Rexhepi I uroi shtepine e re dhe e vleresoi shume larte humanizmin e shoqates “Jetimat e Ballkanit”.

  • 1

    Radio