Kulturë Më shumë

Hajredin Kovaçi: Poezia është kënaqësi e shpirtit

Prej tvteuta14:45, 21 Mars 2018

Më 21 mars të vitit 1999 UNESCO këtë datë e shpalli Ditën Botërore të Pozisë. Qëllimi i kësaj date është që dita ndërkombëtare për poezinë bëhet për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

Me rastin ne Ditës Botërore të Poezisë në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” ishte i ftuar poeti Hajredin Kovaçi. Foli për rëndësinë e kësaj date dhe shënimin e saj, për poetët e njohur dhe ato më pak të njohur, për poezinë tradicionale dhe atë moderne. Ai poezinë e spjegon si “kënaqësi të shpirtit”. E shkruan atë në me përkushtim, në momentin kur frymëzohet, e frymëzohet nga gjërat e përditshme, të mirat si dashuria e rrespekti, ndërsa irritohet nga politika për të cilën reagon përmes vargjeve.

Ai gjithashtu shprehet që poet të poezisë kemi mjaftë dhe që ato janë në rrugë të mirë të bëhen të njohur dhe përtej kufijve të Malit të Zi.

  • 1

    Radio