Aktuale Më shumë

Gutiq: Rezultatet e regjistrimit të popullsisë janë vendimtare për politikat e ardhshme

Prej tvteuta14:04, 16 Tetor 2024

Të dhënat statistikore të regjistrimit të popullsisë paraqesin një burim kyç për hartimin e politikave që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, sipas ministrit të Mirëqenies Sociale, Kujdesit Familjar dhe Demografisë, Damir Gutiq.

Gutiq theksoi se Qeveria e Malit të Zi do të monitorojë me vëmendje të veçantë çdo ndryshim të trendeve demografike.

“Rezultatet e regjistrimit do të mundësojnë një kuptim më të mirë të shpërndarjes gjeografike të popullsisë, shkallës së zhvillimit të rajoneve, nivelit të varfërisë, si dhe disponueshmërisë së arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe drejtësisë dhe se këto analiza do të bëhet baza e të gjitha politikave të Qeverisë në periudhën e ardhshme”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria do të monitorojë çdo ndryshim me vëmendje të veçantë.

“Rëndësi shtesë i është kushtuar monitorimit të procesit duke përfshirë demografinë në Ministri”, tha Gutiq.

Ai tha se aktivitetet konkrete, bazuar në rezultatet e regjistrimit, tashmë do të jenë të dukshme në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Kjo do të avancojë qasjen strategjike ndaj çështjeve demografike”, përfundoi ai.

 

  • 1

    Radio