Sociale Më shumë

Green Home: Qeveria ta tërheq planin hapësinor për Liqenin e Shkodrës

Prej tvteuta09:57, 27 Shtator 2018

Organizata Joqeveritare Green Home e ftoi Qeverinë e Malit të Zi që ta tërheq nga procedura kuvendore planin hapësinor për qëllime të veçanta, “Parku nacional Liqeni i Shkodrës”, dhe deputetët që ta mos përkrahin një dokument të tillë.

Nga kjo OJQ thanë se me miratimin e një plani të tillë Qeveria dhe deputetët e mbajnë përgjegjësinë për zgjidhje jo ligjore dhe anashkalojnë procedurat juridike sipas ankesave të qytetarëve që tash dy vite gjendet në Sekretariatin e konventës së Bernit dhe Këshillit të Evropës, seanca e të cilëve është thirrur për fundin e muajit nëntor. Kuvendi i Malit të Zi për planin hapësinor të Liqenit të Shkodrës do të duhej të votojë në mbledhjen e cila është paraparë të mbahet të premten.

  • 1

    Radio