Kulturë Më shumë

Green Culture Fest për herë të pestë në Ulqin

Prej tvteuta10:04, 23 Maj 2018

Në kuadër të manifestimit Green Culture Fest, një pjesë e të cilit për herë të pestë mbahet në Ulqin, mbrëmë në Adën e Bunës u mbajt koncert i grupit të njohur maqedonas “Leb i Sol”.

Organizatorja e manifestimit Vesan Sokolovska Joviqeviq, tha për televizionin Teuta se ky manifestim tashmë është bërë tradicional në Mal të Zi, sidomos Ulqin, dhe do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshëm, pasi Ada e Bunës me natyrën e saj të paprekur është vendi më i përshtatshëm që mund të asocohet me mesazhin që përçon Green Culture Fest.

  • 1

    Radio