Gjueti e paligjshme në Kripore. Ndalohen dy persona

Prej tvteuta18:50, 29 Shtator 2021

Punonjësit e sigurisë në Parkun Natyror Kriporja e Ulqinit,  parandaluan gjuetinë e paligjshme dhe ndaluan dy gjuetarët gjatë kontrollit të rregullt , ​​njoftuan Parqet Kombëtare (NPCG). Siç deklaruan , gjuetarët e paligjshëm u ndaluan dhe u procesuan në ambientet e Degës së Sigurisë në Ulqin, ndërsa ndaj njërti prej tyre i cili kishte përdorur armën, u ngrit padi penale. Nga Shërbimi i sigurisë theksuan se çdo person në kryerjen e veprimeve të paligjshme, dhe që rrezikon biodiversitetin e zonës, do të ndiqet menjëherë.

“Në të njëjtën kohë, u bëjnë thirrje ndërgjegjes së qytetarëve që të përmbahen nga kryerja e veprimeve të paligjshme në mënyrë që të ruajnë jetën e larmishme dhe të pasur të shpezëve të kësaj zone unike,” thuhet në deklaratë. Kriporja e Ulqinit  u shpall zonë e mbrojtur më 24 qershor të vitit 2019, dhe është e përfshirë në Listën Botërore të Kënetave të Ramsar.

  • 1

    Radio