Sociale Më shumë

Gjoba për konfiskim të automjetit nga marimanga 120 euro

Prej tvteuta15:45, 9 Korrik 2019

Nga data 9 korrik  në Ulqin ka filluar aksioni i përbashkët i Policisë Komunale dhe i Parking Shërbimit për menjanimin e automjeteve të cilat nuk i rrespektojnë rregullat i tha televizionit Teuta kryeshefi i Policisë Komunale ,Milazim Mustafa. Denimet janë shumë të larta,bartja e makinës deri në hapësirat e “Jadran Prevozit kushton 65 euro,denimi nga policia Komunale 50 euro,kurse dënimi i qëndrimit  është  5 euro në ditë. Mustafa tha se me fillimin e aplikimit të pagesës së “Parking shërbimit” kemi një rregull më të mire në komunikacion. Ai apeloi tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe t’i shmangen gjobave të cilat janë shumë të larta, sidomos me intervenimin e marimangës. Automjetet të cilat janë të parkuar në mënyrë të drejtë edhe nëse nuk e kanë të paguar parkimin nuk do t’i nënshtrohen konfiskimit nga marimanga, por do të dënohen me 6 euro, tha Mustafa.

  • 1

    Radio