Aktuale Më shumë

Gjimnazi publik: Regjistrimet kanë përfunduar, numri i nxënësve në rënie.

Prej tvteuta16:37, 1 Korrik 2016

Në gjimnazin publik “Vëllazërim Bashkim” ka përfunduar afati i regjistrimit. Paraqitja e kandidatëve ka zgjatur nga data 13 deri me 17 qershor , pas vlerësimit të komisionit përkatës u paraqit edhe ranglista e kandidateve të pranuar. Drejtori i kesaj shkolle Hysein Katana tha se kemi arritur që ta plotesojmë numrin e kërkuar për drejtimin e gjimanzit të përgjithshëm.

Me daten 8 gusht do të jetë edhe afati i dytë i regjistrimeve

Për dallim nga dy vitet e kaluara, për  vitin akademik 2016 – 2017 numri i nxënësve të regjistruar plotëson numrin për vetem 9 paralele, çka përbën  një renie të dukshme të numrit të nxënësve. Drejtori Katana tha se kjo rënie shkaktohet edhe nga reformat të cilat jane ushtruar në shkollat fillore.

Për vite më rradhë interesimi për drejtimet e zanateve është zero.

Të gjithë ata të cilet për herë të parë do të ulen në bankat e gjimnazit do të kenë një përgjegjësi më të madhe në rrugen e tyre drejt dijes.

  • 1

    Radio