Gjeorgjia e shokon Turqinë
Prej tvteuta14:42, 5 Shtator 2022
Gjeorgjia e ka shokuar Turqinë duke e mposhtur të dielën mbrëma me rezultatin 88:83. Ndeshja e grupit A të Eurobasketit është luajtur në Tbilisi, ndërsa është vendosur vetëm pas dy vazhdimeve. Pas 40 minutave lojë, rezultati ishte 68:68, kurse pas vazhdimisht të parë shifrat ishin 75:75.
Në vazhdimin e dytë gjeorgjianët ishin më të mirë, 13:8, dhe e fituan ndeshjen e parë në Evropianin e basketbollit.
Për Turqinë është humbja e parë, ndërsa për Gjeorgjinë fitorja e parë.
Alexander Mamukelashvili dhe Giorgi Shermadini ishin më të mirët te Gjeorgjia.
Mamukelashvili realizoi 20 pikë e 12 kërcime, ndërsa Shermadini i kishte 15 pikë e shtatë kërcime.
Alperen Sengun kishte 21 pikë e nëntë kërcime për Turqinë, ndërsa Sertac Sanli realizoi 15 pikë e nëntë kërcime. Basketbollisti shqiptar Erxhan Osmani realizoi tri pikë e tri kërcime.