Kulturë Më shumë

Gjenerata e parë e studentëve të FSB mori gradën Bachelor

Prej tvteuta15:20, 15 Shtator 2018

17 student nga gjenerata e parë  të Fakultetit të Studimeve të Biznesit Mesdhetar në Ulqin , përfunduan  me sukses studimet bazike akademike. Në ceremoninë solemne, zëvendësdekani  docent doc.  Nikola Vukçeviq në fjalën e tij përshëndetëse u tha studentëve të mos qëndrojnë në rezultatet e arritura, por të jenë gjithmonë të etur për dije.

“Fakulteti i Studimeve të Biznesit Mesdhetar në Ulqin  përfaqëson institucionin , qëllimi kryesor i të cilit është krijimi i stafit të arsimit të lartë për nevojat e ardhmërisë së Ulqinit dhe Malit të Zi. Të gjitha aktivitetet në fakultetin tonë janë të fokusuara në rritjen e cilësisë së procesit shkencor dhe mësimor. Dëshiroj që të gjithë studetëve të tashëm dhe të ardhshëm  t’u ofrojmë mundësinë për vlerësimin e diplomave të tyre edhe në tregun e punës në Mal të Zi” tha Vukçeviq.

  • 1

    Radio