Sociale Më shumë

Gjendje kaotike, Ulqini katër ditë pa ujë

Prej tvteuta15:00, 15 Maj 2018

Ulqini ka 4 ditë që përballet me problemin e furnizimit me ujë.Edhe pse është paralajmëruar se nga dita e hënë gjendja do të normalizohet,ka ardhur deri tek një prishje tjetër në tubin kryesor furnizues që gjendet përballë hotelit “Evropa” në Plazhin e Madh.

Ekipet janë në terren dhe sipas fjalëve të drejtorit të ndërmarrjes Publike “Ujësjellës Kanalizime” Fehim Avdiu, nga orët e vona të pasditës gjendja do të normalizohet. Mungesa e ujit jo vetëm ka revoltuar qytetarët por edhe ka larguar një numër të konsiderueshëm të turistëve nga qyteti ynë,që aspak nuk është një mesazhë i mirë i ofertës turistike. Këtë e ka konfirmuar për televizionin tonë edhe drejtori i Organizatës Turistike Fuad Haxhbeti. Me 1  maj zyrtarisht  është shpallur i hapur edhe sezoni turistik, por qytetarët e Ulqinit përballen me probleme të ndryshme infrastrukturore, kurse rrugët e qytetit janë në gjendje të mjerueshme.

 

  • 1

    Radio