Sociale Më shumë

Gjendja me zjarrin dramatike. Apel që të ndihmojnë edhe qytetarët

Prej tvteuta15:29, 29 Shtator 2018

Gjendja me zjarrin në zonën e Mendrës është përkeqësuar dhe situata mund të cilësohet dramatike , tha për TV Teuta  shefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpetimit Saubih Mehmeti. Për arsye të erës së fortë aeroplanët nuk kanë mundur të vijnë në ndihmë, kurse zjarri ka marrë kthesë përsëri ka ullishta. Zjarrëfikësit në ndërkohë janë duke u munduar që të krijojnë një zonë tampon në mënyrë që të ndalojnë përparimin e zjarrit. Mehmeti u bëri apel të gjithë qytetarëve që kanë mundësi që të ndihmojnë me mjetet e tyre, sidomos në këtë rast të nevojshme janë sharrat e drurit për të krijuar zonën për bllokimin e zjarrit.

  • 1

    Radio