Sociale Më shumë

Gjeloshaj: Të infektuarit nga Tuzi së shpejti do të shërohen

Prej tvteuta17:09, 16 Prill 2020

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se në këtë qytet situata vazhdon të  jetë nën kontroll edhe pas lehtësimit të disa prej masave të sjellura nga Trupi Koordinues Nacional. “Njerëzit i respektojnë masat, në shitore ruhet distanca sociale dhe kryhet dezinfektimi i rregullt i duarve. Çdo gjë është nën kontroll dhe shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.”, tha Gjeloshaj. Deri tani janë shëruar 12 të infektuar nga kjo komunë, dhe sipas tij, në 10 ditët e ardhëshme pritet të shërohen plotësisht të gjithë të infektuarit e tjerë.

  • 1

    Radio