Kulturë Më shumë

Gjekë Gjonaj me një monografi mbi historikun e parlamentarizmit shqiptar në Malin e Zi

Prej tvteuta15:51, 22 Mars 2018

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar këto ditë librin “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e komunizmit 1946-1990” me autor gazetarin dhe publicistin Gjekë Gjonaj.

Libri trajton përfaqësimin e shqiptarëve në jetën politike, gjegjësisht në Kuvendin e Republikës Popullore të Malit të Zi, Kuvendin Federativ dhe Kuvendin e Republikës Socialiste të Malit të Zi në kohën e monizmit. Në këtë studim monografik, autori pasqyron në mënyrë kronologjike të 11 palë zgjedhjet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe, duke arritur në përfundimin se gjatë 44 viteve të sistemit monist, në Kuvendin e Malit të Zi janë ulur gjithsej 46 deputetë (delegatë) shqiptarë.

Një kapitull i veçantë i librit i është kushtuar jetëshkrimit të deputetëve shqiptarë. Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 130 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.

  • 1

    Radio