Fushata Ultra Green, u bë ndarja e broshurave
Prej tvteuta16:09, 24 Tetor 2021
Në kuadër të fushatës ULtra Green, sot në Ranë u organizua prezantimi i aktivtetit dhe shpërndarja e broshurave.
Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, drejtori ekzekutiv i kompanisë Mozura Wind Park, Huang Zhen si dhe Këshilltari i Ekonomisë nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Mal të Zi,
Kryetari i Komunës Aleksandar Daboviq tha se ky është një projekt i përbashët në mes Komunës së Ulqinit dhe Mozura Wind Park, i cili ka për qellim ndërgjegjësimin tek qytetarët që energjia e gjelbërt është e ardhmja jonë. Komuna e Ulqinit është e gatshme që ta zhvilloj këtë projekt edhe më tej, përfundoi Daboviq.