Fuad Lamezheviq: Zgjedhjet lokale në Ulqin, zgjidhja më e mire
Prej tvteuta13:06, 26 Shkurt 2016
Kriza politike të cilën e ka shkaktuar koalicioni qeverisës, i cili ka kohë që nuk ekziston, është vetëm edhe një deshmi e papërgjegjësisë dhe interesave të ngushta partiake të udhëheqesve te komunes se Ulqinit.
Eshte e pakuptueshme që ish partneret e koalicionit që marrin pjesë në qeverisjen e Ulqinit akoma ruajnë funksionet e tyre pa marrë parasysh bllokimin e sistemit dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Me logjikën “çdo gjë le të shkatërrohet, vetëm unë të jem në pozitë” tregojnë se nuk u intereson e mira e qytetit . Duke parë se nga kjo situatë nuk shihet një zgjidhje, Mali i Zi Pozitiv është i mendimit se duhet të organizohen zgjedhjet e parakohëshme me qëllim zhbllokimin e situatës.