Sociale Më shumë

Forca e Re Demokratike do të mbështesë ullishtarët në kërkesat e tyre

Prej tvteuta09:54, 5 Tetor 2018

Zyrtarët e Forcës së Re Demokratike organizuan një takim me disa nga ullishtarët që kanë pësuar dëme nga zjarri që goditi ullishtën javën e kaluar. Në takim u diskutuan masat që duhen ndërmarrë për të sanuar sadopak dëmin e krijuar si dhe për parandalimin e skenarëve të tillë në të ardhmen. Nga ky subjekt politik siguruan se do të përkrahin ullishtarët në kërkesat e tyre dhe do të ofrojnë ndihmë profesionale në rast nevoje, në drejtim të revitalizimit sa më të shpejtë të ullishtës dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

  • 1

    Radio