Aktuale Më shumë

Fondacioni “Trojet tona” ndau bursa për studentët

Prej tvteuta13:55, 7 Maj 2022

Fondacioni shqiptaro-amerikan “Trojet tona” për të dytin vit me radhë ka bërë ndarjen e bursave për studentët nga zona e Anës së Malit. Këtë vit përfitues të bursës janë 49 studentë, ndërsa shuma totale është 30 500 euro, bëri të ditur për Tv Teuta anëtari i këtij fondacioni, Valdet Kurti.
Kjo dëshmon kujdesin që ka diaspora për të rinjtë të cilët janë e ardhmja, u shpreh ndër të tjera Kurti.
Ndërsa studentet Ardita Rexha dhe Amina Luka shprehen shumë mirënjohëse ndaj të gjithë donatorëve.

  • 1

    Radio