Sociale Më shumë

Fond i veçantë për mjekimet e kushtueshme

Prej tvteuta16:34, 23 Qershor 2018

Ministria e shëndetësisë së Malit të Zi është duke shqyrtuar mundësinë e formimit të një fondi të veçantë për mjekimet e pacientëve që vuajn nga sëmundje që kërkojnë mjekim të kushtueshëm.

Nga kjo ministri kanë konfirmuar për “Vijesti” se e kanë nisur këtë iniciativë të përbashkët me Ministrinë e financave, në mënyrë që të shqyrtohen mundësit e funksionimit të duhur dhe të pandërprerë të këtij fondi. Siç thonë nga ministria, përmes këtij fondi do të bëhej më i lehtë mjekimi i sëmundjeve të rënda, mjekimi me ilaçe që nuk bëjnë pjesë në listën e rimbursimit, si dhe transplantimet dhe trajtimet mjeksore jashtë vendit.

  • 1

    Radio