Kulturë Më shumë

Fillon ndërtimi i sallës së kinemasë

Prej tvteuta11:21, 18 Shtator 2021

Rindërtimi i ish -sallës së kinemasë do të fillojë javën e ardhshme. Ulqini do të marrë kështu një objekt modern që do të jetë në dispozicion për organizime të ndryshme, njoftojnë nga Komuna e Ulqinit.

Fillimi i rindërtimit të ish kinemasë u inicua zyrtarisht në vitin 2019, ndërsa dje kjo u bë realitet edhe zyrtarisht.

Sipërfaqja e sallës së kinemasë do të jetë 242 m2. Hpasirat e ndërtesës do të jenë kati i poshtëm  dhe papafingoja, me galeri mbi skenë dhe me një pjesë për spektatorët në nivelin e papafingos.

Vlera e punimeve është 1.3 milion euro. Kontraktor është Doo Eurozox nga Danilovgradi, ndërsa investitorë janë Komuna e Ulqinit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve të Malit të Zi.

  • 1

    Radio