Fillojnë punimet në ndërtimin e ndriçimit në rrugën Shtoj – Adë

Prej tvteuta18:40, 30 Shtator 2021

Investimi i shumëpritur në vendosjen e ndriçimit në një nga rrugët më të frekuentuara të Ulqinit, atë nga Shtoji deri në Adën e Bunës, më në fund ka filluar.

Megjithëse investimi supozohej të realizohej në vitin 2020,për shkak të kushteve klimatike u shty për vjeshtën e këtij viti. Informacionet pët fillimin e punimeve i morëm nga Sekretari i Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit të Komunës së Ulqinit, Gazmond Kaleziq, i cili tha se punimet filluan më 23 shtator. Kjo është faza e parë e ndriçimit publik nga qendra e Shtojit deri në Adë, në të cilën sipas projektit, është planifikuar të instalohet ndriçimi publik në gjatësi prej 3 km.

Kontraktori është Ndrekaj Tirana sh.p.k, pjesë e shoqërisë së huaj Podgorica. Ky projekt mbikëqyret nga Agjencia për Ndërtim dhe Zhvillim e Ulqinit. Punimet po shkojnë sipas planit, dhe përfundimi i punimeve pritet në fund të tetorit, nëse kushtet e motit e lejojnë atë, “thuhet në përgjigjen e Kaleziq për redaksinë tonë. Vlera e këtij projekti, siç njoftoi më parë ish kryetari i Komunës, Loro Nrekiq, është 180 mijë euro dhe do të ndihmojë të zvogëlojë numrin e aksidenteve që ndodhin për shkak të bagëtive endacake në atë rrugë. Pjesa e ndriçimit nga Plazhi i Madh në Shtoj u realizua në vitin 2013.

  • 1

    Radio