Fillojnë aplikimet në Universitetin “Hasan Prishtina”
Prej tvteuta16:49, 9 Korrik 2018
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor, për vitin akademik 2018/2019. Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit fillon nga data 09.07.2018 deri më datën 17.07.2018, ndërsa provimi pranues do të mbahet më datë 19-21.07.2018 pranë fakultetit përkatës sipas orarit të caktuar. Në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe kriteret e përzgjedhjes, të interesuarit mund të njoftohen përmes faqes zyrtare të Këshillti Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, ose portalit të Televizionit Teuta.